Showbiz

Tragjedi në Elbasan: Fëmijë 7-vjeçar humb jetën nga përplasja me automjet pranë shkollës

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm fshatin Mengel të Elbasanit, ku një fëmijë vetëm 7-vjeç humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake të nxjerra nga vendngjarja, dyshohet se automjeti, drejtuar nga shtetasi P.B., 61 vjeç, ka goditur për vdekje të miturin pranë një zone shkollore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë për procedurat e mëtejshme ligjore.

Në rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë zbardhur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të sqaruar dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike. Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë eventuale.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *