Artistja e njohur shqiptare, Enca, ka ndarë me fansat e saj lajmin emocionues rreth publikimit të këngës më të re, duke premtuar një projekt që trajton temat e lidhjeve dashurore.
Kënga, sipas Encës, është frymëzuar nga një përvojë personale jo fort e suksesshme në dashuri. Ajo zbuloi se ‘situation’ship’-i i saj personal nuk ka shkuar mirë, por kjo situatë e ka shtyrë drejt krijimit të një vepre muzikore. “Si po ju shkon situation’ship-i? Mua jo mirë. Por, të paktën kam bërë një këngë super të bukur nga kjo gjë, që mezi po pres ta ndaj me ju”, ka shkruar ajo.
Enca ka theksuar se pavarësisht temës sentimentale, kënga nuk është një baladë, por përkundrazi, posedon një ritëm të fortë që pritet të pëlqehet nga publiku. Data e saktë e publikimit ende nuk është bërë e ditur, duke lënë kështu fansat në pritje.


