Politikë

​“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vrasja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kështu tha Luljeta Plakolli Kasumi, ekspertja nga Instituti Nacional Demokratik (NDI) në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

“Nuk ka kushte, s’ka psikologë. Ka raste që i thuhet viktimës s’kemi vend, nuk po i fajësoj sepse kam taku shumë prej tyre gjatë këtyre viteve dhe e bëjnë maksimumin, por kur nuk kanë financim e kushte, ai është maksimumi që mundesh me bo. Vrasja e Arlindës që i ka nxjerrë të gjitha këto boshllëqe, prej që kemi nis me diskutuar për strategji, Arlinda është r katërta në listë. Është dekorajuese, një situatë shumë e rëndë, e di që Kuvendi ka themeluar edhe Komisionin hetimor, ndoshta duhet një qasje që me nda punën, që mos me pasur mbivendosje të veprimeve”, tha ajo.

Kasumi tha se edhe në sistemin e drejtësisë ka shumë probleme.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Çështja vjen tek drejtësia, edhe këtu ka shumë probleme që ndikojnë drejtpërdrejtë në besimin e grave në sistem. Kështu që kemi raportime të seancave qe shtyhen vazhdimisht për shkak se i pandehuri mungon. Kemi rastin e Diana Kastratit që tash u ngrit aktakuza në mungesë pas 15 vitesh”, tha ajo.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj. Vetëm 4 ditë para ngjarjes, ajo kishte dorëzuar një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, duke paralajmëruar rrezikun për jetën e saj. Rasti nxiti protesta dhe reagime të shumta për përgjegjësinë institucionale, ndërsa Policia e Kosovës suspendoi 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit.

OVL-UÇK kundërshton kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale:…

Gjashtë vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së,…

Shoferë, bëhuni gati për dimër – nga 15…

Besnik Tahiri: Qeveria Kurti e ktheu nepotizmin në…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *