Lajmet e Fundit

Dodik me deklaratën e vjetër: Nuk njohim as Kosovën e as dokumentet e saj

Presidenti i Republika Sërpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka deklaruar sot se Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe se për këtë arsye, nuk mund t’i njohë as dokumentet e saj.

Kjo deklaratë e Dodikut vjen pak kohë pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi nga Samiti i Berlinit se Kosova do t’i heqë vizat për qytetarët e BeH-së nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, deklaroi se përderisa Dodiku nuk i lejon shqiptarët e Kosovës të hyjnë në BeH, nuk do të marrë asgjë në këmbim.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Edhe po t’ma japësh gjithë Gjermaninë, këtë nuk do ta marrësh. Ju ende mund të vini të merrni satelitët tuaj. Ata vazhdojnë të përpiqen të na japin leksione. Nuk funksionon kështu”, tha Dodiku në një konferencë për shtyp në Sarajevë, raporton RTRS.

Bosnja është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrëveshje për lëvizje të lirë me Kosovën./PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *