Ekonomi

Qeveria ndan nga 100 euro për disa kategori qytetarësh – ja kush përfiton

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e një mbështetjeje të njëhershme prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve, përfshirë fëmijët, pensionistët, studentët dhe punëtorët në sektorin privat.

Sipas njoftimit zyrtar, pagesat për pensionistët dhe fëmijët pritet të ekzekutohen në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë, për studentët dhe punëtorët e sektorit privat, aplikimi do të hapet gjatë javës së ardhshme.

Kjo mbështetje financiare për punëtorët vlen për të gjithë të punësuarit që janë deklaruar në muajin prill dhe që kanë të ardhura mujore më pak se 1,000 euro. Në këtë kategori përfshihen punëtorët e sektorit privat, por edhe ata të sektorit publik që nuk paguhen nga buxheti i shtetit, si punonjësit në ndërmarrje publike, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera jashtë organizatave buxhetore.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ndërkaq, studentët përfitues duhet të jenë aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025/2026 në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se kjo mbështetje përfshin gjithashtu përfituesit e skemave pensionale sipas listës së pagesave të muajit maj, si dhe të gjithë fëmijët që janë pjesë e skemës së shtesave për fëmijë.

📈 Po ashtu, Qeveria ka vendosur që nga muaji maj të rrisë edhe shtesat për lehona, nga 325 euro në 500 euro.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *