Shqipe Hysenaj ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj komenteve të stilistit Valdrin Sahiti, duke i cilësuar ato si ‘një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj’.
Reagimi i Hysenajt vjen pas deklaratës së Sahitit, i cili krahasoi Kosovën me figura ndërkombëtare dhe markave të njohura, duke pyetur: ‘Kush është Kosova pa mua, kush është Kosova pa Dua Lipën, kush është Kosova pa Rita Orën? Italia pa Juventusin nuk është Itali. Kush është Franca pa Chanel dhe Dior. Italia pa Interin nuk është Itali. Çka është Italia pa Da Vinçin?’
Hysenaj konsideron se këto deklarata janë të papërshtatshme dhe nuk reflektojnë realitetin.


