Showbiz

Nëna e Shpat Kasapit falënderon Pandorën për këngën dedikuar djalit të saj, Roelit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Pandora, ka bërë një surprizë të veçantë për publikun, duke zbuluar se ka kompozuar një këngë kushtuar Roelit, djalit të këngëtarit Shpat Kasapi. Ky gjest ka prekur zemrat e shumë njerëzve, përfshirë edhe nënën e Shpatit, Gjylymsere Kasapin.

Zonja Kasapi ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj Pandorës përmes një komenti të publikuar në rrjetet sociale, duke e falënderuar për idenë dhe përkujdesin ndaj Roelit dhe motrës së tij, Selvijes. “E bukura dhe e dashura PANDORA..! Jam emocionuar me idenë tënde..! Të falënderoj për çdo gjë që bën për Roelin dhe Selvijen..!!të përqafoj fort”, ka shkruar ajo, duke vlerësuar lart gjestin e këngëtares.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *