Showbiz

Leonora Jakupi bën edhe punë burrash

Këngëtarja Leonora Jakupi ka ndarë me ndjekësit një moment nga përditshmëria e saj përmes një postimi në InstaStory.

Ajo është shfaqur duke përdorur një makinë elektrike për prerjen e barit në oborrin e shtëpisë.

Në fotografinë e publikuar, Leonora shihet teksa kujdeset vetë për ambientin e jashtëm, duke treguar se angazhimet e përditshme nuk kanë kufij apo ndarje tradicionale.

Bashkë me imazhin, këngëtarja ka shkruar: “Nuk është kosa veç për burra”.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *