Në një intervistë në Kanal 10 , Gashi ka thënë se beson se i plotëson kushtet për të hyrë në garën për drejtimin e LDK-së.
Ai ka përmendur ambicien, profilin dhe programin si elemente që, sipas tij, e bëjnë të përshtatshëm për një kandidim të tillë.Lexo edhe
Gashi ka theksuar se, ndonëse partia ende nuk ka hyrë në fazën e përcaktimit të kandidaturave, ai vlerëson se ka ardhur koha që të shqyrtojë mundësitë për të marrë drejtimin e LDK-së.
“Besoj që i plotësoj formalitetet dhe kushtet që i pata: ambicien, profilin e programin. Meqenëse s’jemi ende në atë fazë, por jemi në politikë për një kohë të konsiderueshme dhe kam kontributin tim, mendoj se ka ardhur koha t’i shoh mundësitë se si bashkërisht ta bëjmë LDK-në dhe Kosovën më të mirë. Mund ta thuash me zë të qartë dhe të lartë”, ka deklaruar Gashi.
Muriqi flet pas golit ndaj Liverpoolit, nuk e lë pa e përmendur as Kosovën
Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin…
Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 12°C ndërsha…
10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, sot organizohen aktivitete përkujtimore
