Fituesi i njohur i edicionit të tretë të spektaklit televiziv “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë duke mahnitur publikun me formën e tij fizike. Rama ka ndezur rrjetet sociale me një postim më së fundi nga palestra, ku shfaqet në një formë trupore tejet mbresëlënëse.
Në videon më të cilën po bën xhiron në platformat online, Driloni shihet duke ekspozuar me krenari muskujt e tij të fortë dhe duke demonstruar angazhimin dhe disiplinën e tij rigoroze ndaj fitnesit. Ky imazh i tij vjen pas triumfit në “BBVK-3”, ku ai arriti të rrëmbente zemrat e publikut.
Që nga dalja nga shtëpia e famshme, Rama nuk ka pushuar së qeni një figurë e përfolur në showbizin shqiptar. Vëmendja e vazhdueshme ndaj tij lidhet jo vetëm me jetën e tij private, por edhe me stilin e tij të jetesës aktive dhe transformimin fizik që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe mbresëlënës në rrjetet sociale. Drilon Rama padyshim mbetet një nga emrat më të komentuar të momentit.


