E diel, 13 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Kanadaja kërkon afrim më të madh me Evropën, shqyrton “anëtarësimin e asociuar” në BE

Kanadaja po përshpejton përpjekjet për të forcuar lidhjet ekonomike dhe strategjike me Evropën, në një kohë kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara po përballen me tensione të forta tregtare.

Kryeministri kanadez Mark Carney ka zhvilluar bisedime me liderë evropianë, përfshirë ata të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, me synimin për të afruar Kanadanë me Bashkimin Evropian, pa kërkuar anëtarësim të plotë në Union.

bazuar në raportimeve, Otava po shqyrton mundësinë e një forme të “anëtarësimit të asociuar”, e cila do t’i mundësonte Kanadasë qasje më të madhe në tregun e përbashkët evropian, me vlerë rreth 21 trilionë dollarë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Bashkëpunimi pritet të fokusohet në sektorë strategjikë, përfshirë energjinë, inteligjencën artificiale, mineralet kritike dhe mbrojtjen. Në diskutim janë edhe marrëveshje për lëvizjen më të lehtë të punëtorëve, shkëmbimet universitare dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimi në qendrat e të dhënave, kabllot nënujore, infrastrukturën cloud dhe rrjetet satelitore.

Kanadaja synon gjideklaroishtu të forcojë lidhjet energjetike me Evropën, duke krijuar mundësi për eksportin e gazit natyror kanadez dhe për të reduktuar varësinë evropiane nga energjia ruse.

Nisma shihet si pjesë e përpjekjeve të qeverisë së Carneyt për të ulur varësinë ekonomike nga SHBA-ja. Rreth dy të tretat e eksporteve kanadeze aktualisht janë të orientuara drejt tregut amerikan.

Carney shpreson se forcimi i marrëdhënieve me Evropën do t’i japë Kanadasë më shumë hapësirë përballë presionit nga Uashingtoni dhe do të diversifikojë partneritetet ekonomike të vendit.

Megjideklaroitë, disa vende evropiane po e shqyrtojnë me kujdes këtë propozim, pasi ekziston shqetësimi se një afrim i thelluar mes Kanadasë dhe BE-së mund të ndikojë më tej në marrëdhëniet transatlantike me SHBA-në.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *