Lajmet e Fundit

Statovci: Partitë e vjetra, edhe pse humbëse, po i fërkojnë duart për pushtet

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka thënë se partitë e vjetra këto ditë janë shpërfaqje e mendësisë së tyre për ta gllabruar çdo pore pushtetia, siç dëshmon e kaluara e tyre e zymtë.

Ata duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë. Sipas saj, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve dhe dëshirojnë që partisë që populli ia dha 48 deputetë t’ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet.

Ajo ka thënë se vullneti i qytetarëve është i qartë dhe askush nuk mund ta anashkalojë atë përmes manovrave të vjetra politike.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Parti të vjetra duke folur vetmeveti dhe duke fërkuar duart për pushtet, edhe pse humbës.

Këto ditë ishin shpërfaqje e mendësisë së tyre për ta gllabruar çdo pore pushteti. Ashtu siç dëshmon e kaluara e tyre e zymtë. Këta duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë.  Kurse, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve. Dëshirojnë që partisë që populli ja dha 48 deputetë, t’ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet.

Me i lënë, këta ta prejnë hartën e institucioneve, sipas kuteve të tyre. Vullneti i qytetarëve është i qartë, dhe askush nuk mund ta anashkalojë atë përmes manovrave të vjetra politike”, ka thënë Statovci.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *