Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka ndarë emocionet e saj të forta me publikun, teksa i është afruar dita e madhe e martesës së motrës së saj, Agnesës. Në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Gresa ka rrëfyer se si ndihet duke parë motrën e saj duke hyrë në një kapitull të ri të jetës.
“Emocionet janë gjithmonë të pranishme, por shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Të gjithë jemi të angazhuar për të bërë këtë ditë të veçantë për Agnesën,” tha Gresa, duke shtuar se dëshira e saj më e madhe është që kjo ditë të jetë e mbushur me gëzim dhe pa lot.
Ajo uroi çiftin, Agnesën dhe Lauratit, për një jetë të mbushur me “dashuri të pafund dhe respekt të ndërsjellë”, duke theksuar se “çdo vajzë meriton lumturinë më të madhe në jetë”.
Veç urimeve, Gresa i ka dërguar një mesazh të veçantë edhe dhëndrit. Ajo i ka kërkuar që të trajtojë Agnesën si “princeshën e shtëpisë” dhe si “llastarën e familjes” në kuptimin më pozitiv të fjalës, duke treguar kështu lidhjen e fortë dhe dashurinë që ka për motrën e saj.
Si një surprizë e veçantë për çiftin, Gresa Behluli ka treguar se ka kompozuar një këngë dedikuar Agnesës dhe Lauratit, të cilën do ta performojë live gjatë ceremonisë së dasmës, duke shtuar kështu një notë personale dhe artistike në festën familjare.


