Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka ndarë detaje intime nga jeta e tij personale në një intervistë të fundit, duke zbuluar se ka filluar të praktikojë rregullisht namazin. Ai theksoi se besimi dhe falja janë bërë një shtyllë mbështetëse e fortë, veçanërisht gjatë periudhave sfiduese që ka përjetuar.
“Kam pas shumë situata, por kurrë s’jam dorëzu… Falu se krejt kryhen, falu. E para është me u fal. Unë edhe më herët jam fal, por jo tamam. Tash po e shoh që s’po muj me hjek dhimtën. Ankthin s’e kam përjetu, tash po e përjetoj, po më shkap nga bota. Ama veç me u fal duhet, nuk shoh tjetër zgjidhje…”, ka deklaruar Gjesti, duke nënvizuar se përballja me vështirësitë e ka shtyrë drejt një qasjeje më të thellë shpirtërore.
Artisti shtoi se ky angazhim i ri fetar i ka sjellë atij një ndjenjë të thellë qetësie shpirtërore dhe stabilitet emocional, duke e ndihmuar të përballet më mirë me sfidat e përditshme.

