Showbiz

Hapet Aplikimi për 100 Euro: Ndihmë Financiare për Sektorin Privat – Afati Fundit 5 Qershor

Qeveria në detyrë ka hapur zyrtarisht aplikimin për shumën prej 100 eurosh, drejtuar punëtorëve të sektorit jo-publik. Ky nismë financiare synon të mbështesë punonjësit e sektorit privat dhe jo-publik.

Afati për aplikim ka filluar sot dhe do të jetë i hapur deri më 5 qershor 2026. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin online në adresën: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim.

Secili punëtor duhet të aplikojë individualisht, duke siguruar saktësinë e të gjitha të dhënave të paraqitura. Është thelbësore që llogaria bankare të jetë në emër të përfituesit. Aplikimet me të dhëna të pasakta do të refuzohen.

Kush mund të aplikojë:

  • Punëtorët e punësuar në sektorin privat.
  • Punëtorët në organizata jo-qeveritare (OJQ).
  • Punëtorët në entitete publike, të cilët nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (siç janë Ndërmarrjet Publike, RTK, etj.).

Kriteret kryesore për përfitim:

  • Të ardhurat mujore bruto të aplikantit nuk duhet të kalojnë 1,000 euro.
  • Punëtori duhet të jetë i deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) nga punëdhënësi, përmes deklaratës së muajit prill, e cila është bërë deri më 15 maj.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *