Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, e cila zakonisht ruan privatësinë e saj dhe rrallëherë publikon imazhe me miq, ka befasuar së fundmi fansat me disa fotografi.
Në këto imazhe të reja, Luana shihet pranë një personi shumë të afërt për të, i cili është fotografi i saj personal, Klevini. Ai është ai që e shoqëron pothuajse kudo dhe kujdeset për çdo detaj të paraqitjes së saj publike.
Klevini luan një rol kyç në imazhin e Luanës, duke u siguruar që çdo fotografi dhe paraqitje e saj në rrjetet sociale të jetë sa më profesionale dhe e kuruar. Raporti i tyre duket të jetë shumë i ngushtë, duke krijuar dyshime për një lidhje më të thellë sesa thjesht profesionale.


