Showbiz

Arbana Osmani rikthehet me stil në ambientin e preferuar

Arbana Osmani ka vendosur ta nisë sezonin e ri me një kthim të veçantë në ambientet e saj të preferuara. Moderatorja e njohur shqiptare, e cila di si të tërheqë vëmendjen me çiltërsinë dhe stilin e saj të natyrshëm, ka ndarë me ndjekësit një moment të qetë në biznesin e saj ushqimor “Bana’s”.

E veshur me një bluzë të bardhë të thjeshtë, Arbana ka treguar se si një stil minimal e bën të duket gjithmonë elegante dhe komode. Kombinimi me këpucët ngjyrë kafe dhe çorapet e bardha i japin një prekje të veçantë look-ut të saj.

Arbana qëndron ulur duke shijuar një pije të freskët, me një buzëqeshje të lehtë që rrezaton qetësi dhe kënaqësi. Ajo duket e relaksuar ndërsa i rikthehet rutinës pas pushimeve verore.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Padyshim, Arbana mbetet një shembull për shumë ndjekës të saj, jo vetëm për stilin dhe klasën, por edhe për natyralitetin që e karakterizon. Me një ndenjë freskie, ajo sjell atmosferë pozitive në çdo paraqitje të saj.

Ndër të tjera, ky postim duket se synon të promovojë rikthimin në përditshmëri, duke theksuar rëndësinë e momenteve të vogla në ambientin e duhur. “Back to school means also back to our favorite place,” shkruan ajo në caption, duke dhënë një mesazh pozitiv për të gjithë ata që ndjekin mënyrën e saj të veçantë të jetesës.

Arbana, përveçse e suksesshme në karrierën e saj si moderatore dhe producente, di gjithashtu si të mbajë fansat të angazhuar me postime inspiruese dhe të ngrohta. /InfoKosova/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *