Një rrjedhje e bisedave private nga prodhimi i emisionit ‘Ferma VIP’ ka hedhur dyshime të forta mbi integritetin e garës dhe rregullat e izolimit të banorëve. Një qytetare, duke pretenduar se partneri i saj punon në ekipin e produksionit, ka publikuar mesazhe që zbulojnë takime të fshehta dhe një strategji të mundshme për çmimin e madh.
Sipas këtyre komunikimeve, kontaktet me familjarët dhe marrja e informacioneve nga jashtë, shpeshherë përmes figurës së Agait, duket se kanë qenë praktika të zakonshme. Një rast specifik përmendet takimi mes Sarës dhe partnerit të saj, Darti, i cili thuhet se ka hyrë në fermë pas sfidës me Bujakën, i shqetësuar për shëndetin e moderatores. Ky takim, sipas burimit, ka zgjatur gjatë gjithë natës, duke vënë në pikëpyetje rregullat e izolimit.
Gjithashtu, bisedat ngrenë pikëpyetje edhe për penalizimet e Blerinës. Pretendohet se ajo gëzon lidhje të forta jashtë ambienteve të izolimit, duke qenë shoqe me kunatin e Sarës. Kjo lidhje mund të shpjegojë mungesën e sanksioneve apo nominimeve kundër saj.
Lidhur me finalen, mesazhet zbulojnë se plani origjinal i produksionit ishte që çmimi i madh t’i jepej Sarës. Megjithatë, popullariteti në rritje i Mimoza Ahmetit te publiku ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Ky ndryshim duket se ka mbërritur deri te banorët e tjerë, të cilët janë informuar për famën e madhe të Mozës jashtë shtëpisë. Deri më tani, produksioni nuk ka ofruar ndonjë koment zyrtar në lidhje me këto akuza, të cilat po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.


