Këngëtarja dhe ish-banorja e njohur e formatit televiziv Big Brother Vip Albania, Xheisara Frisku, ka ndarë me publikun lajmin emocionues të një shtatzënie të dytë, teksa vajza e saj e parë nuk ka mbushur ende një vit.
Frisku shprehu befasi dhe emocione të përziera, duke pranuar se këtë shtatzëni e ka marrë si një “dhuratë”. “Nuk e prisja. Më ka ardhur si dhuratë. Në fillim qesha, m’u duk si lojë. Kisha edhe mendime negative”, zbuloi këngëtarja gjatë një interviste.
Ajo shtoi se ndihet pak e shqetësuar për vajzën e saj të parë, pasi dëshiron t’i kushtojë asaj vëmendjen e plotë, siç e meriton. Në fund të deklaratës së saj, Xheisara nuk harroi të shprehë mirënjohjen publike ndaj bashkëshortit, duke falënderuar për përkushtimin dhe gjithçka që ai i ka dhënë familjes.


