Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë vonë në Prishtinë, ku një 25-vjeçar, i identifikuar si Harbin Vitija, ka mbetur i plagosur rëndë.
Viktima është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtim intensiv. Sipas Shaqir Ukës, shef i Mjekimit Intensiv, pacienti ndodhet në gjendje të rëndë dhe është në koma.
“Po është kryer një intervenik kirurgjik. Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e rëndë. Ai vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, i kyçur për aparatura mjekësore dhe i varur nga aparaturat”, ka deklaruar Uka për IndeksOnline.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin mbrëmë, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të plagosjes janë duke vazhduar.


