Showbiz

Tragjedi në Malishevë: Vdekja e papritur e një foshnje dyjavëshe, nis hetimi nga policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Malishevës gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së mërkurës, ku një foshnjë vetëm dyjavëshe ka humbur jetën.

Foshnja, e cila dyshohet se nuk ka shfaqur shenja jete, është dërguar nga familjarët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Sipas konfirmimit të zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, rasti është raportuar rreth orës 05:40 të mëngjesit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur informacione. Me urdhër dhe në konsultim të drejtpërdrejtë me prokurorin e shtetit, është iniciuar një hetim për vdekjen e foshnjës.

Autoritetet janë duke punuar intensivisht për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te kjo tragjedi e papritur.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *