Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin e zhytësve italianë në Maldive, ku gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë një ekspedite zhytjeje. Dy zhytësit e fundit, të identifikuar si Giorgia Sommacal dhe Muriel Oddenino, janë gjetur të pajetë në thellësi të detit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shpellën Alimathà, ku një ekip ekspertësh finlandezë më parë kishte nxjerrë trupat e Monica Montefalcone dhe Federico Gualtieri. Trupi i pesë zhytësit, Gianluca Benedetti, ishte gjetur ditët më parë dhe tashmë është dërguar në Itali.
Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për vrasje të paqëllimshme. Zyra e Prokurorisë së Romës, në Piazzale Clodio, pritet të urdhërojë autopsi mbi të gjitha viktimat sapo trupat e tyre të kthehen në Itali, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.


