Pas lajmit emocionues të bërë publik nga moderatorja Sara Gjordeni, e cila është në pritje të ëmbël, çifti i njohur Seldi Qalliu (Gimbo) dhe partnerja e tij nuk kanë humbur kohë për t’i shprehur urimet.
Si shenjë dashurie dhe për të festuar momentin e veçantë, Seldi dhe partnerja i kanë bërë një dhuratë simbolike Sarës. Ata i kanë dhuruar një arush të madh dhe disa trëndafila, duke theksuar kështu lidhjen e ngushtë dhe raportin e shkëlqyer që ata kanë me Sarën dhe Bardhin.
Sara, e cila dukshëm e emocionuar nga ky gjest, ka ndarë pamjet në rrjetet sociale, duke shkruar përkrah tyre: “I duam shumë”. Ky veprim ka treguar edhe njëherë afërsinë dhe mbështetjen mes miqve, duke i shtuar kështu lumturisë së pritjes së shtatzënisë.


