Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu, i cili kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
bazuar në vendimit të PZAP-së, ankesa e paraqitur ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është mbështetur me argumente të mjaftueshme për të urdhëruar një proces të ri rinumërimi të fletëvotimeve të kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së.
Po ashtu, Paneli ka refuzuar edhe ankesën tjetër të paraqitur nga kandidati Artan Haxhiu, duke lënë në fuqi vendimet e deritanishme të KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor.
Vendimi i PZAP-së vjen në kohën kur KQZ-ja është në pritje të përfundimit të të gjideklaroi procedurave ankimore para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


