Ekonomi

Pagesat e Pakos 2.0 ekzekutohen për punëtorët e sektorit privat – studentët ende në pritje

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetjen e njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar plotësisht.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi i pagesave është përfunduar me sukses dhe të gjithë përfituesit e kualifikuar kanë marrë mbështetjen financiare, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga institucionet përgjegjëse.

Ndërkohë, për masën tjetër të parashikuar në këtë pako – mbështetjen financiare për studentët – procesi ende është në fazën e vlerësimit. Komisioni përkatës po vijon punën për shqyrtimin e listave dhe verifikimin e të dhënave të aplikantëve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët do të njoftohen sapo listat e studentëve të jenë finalizuar dhe të gatshme për ekzekutimin e pagesave.

Kjo pako mbështetëse është pjesë e masave të Qeverisë për të lehtësuar ndikimin e rritjes së çmimeve dhe për të ndihmuar kategori të ndryshme shoqërore në përballimin e inflacionit.

Prishtina Post do të vazhdojë të përcjellë çdo zhvillim të ri lidhur me procesin e pagesave dhe mbështetjet sociale në vend.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *