E martë, 28 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Kushtetuesja konfirmon vendimin e qeverisë për tokën në Graçanicë për ndërtimin e qendrës sociale

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Qeverisë së Kosovës në rastin që lidhet me bartjen e pronës publike për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona me autizëm, sindromën Down, aftësi të kufizuara, persona të rritur dhe të moshuar në Graçanicë.

Vendimi vjen pasi Komuna e Graçanicës kishte kundërshtuar bartjen e parcelës, duke pretenduar se cenohen interesat komunale. Megjideklaroitë, Kushtetuesja ka konstatuar se vendimi i Qeverisë është në përputhje me ligjin dhe interesin publik.

bazuar në aktgjykimit, kuadri ligjor i Kosovës i jep përparësi interesit publik në rastet e bartjes së pronës publike, duke kërkuar që ajo të administrohet në përputhje me kriteret e ligjshmërisë dhe transparencës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Qendra Rezidenciale pritet të ndërtohet nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ndërsa Qeveria do ta japë parcelën në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vjetësh.

Gjykata ka sqaruar se gjatë seancës dëgjimore asnjëra nga palët nuk e ka kontestuar ekzistimin e interesit publik për ndërtimin e qendrës. Po ashtu, është konstatuar se projektet e mëhershme të përmendura nga Komuna e Graçanicës për atë parcelë nuk janë realizuar, ndërsa një kompani e interesuar për ndërtimin e një parku diellor ishte tërhequr nga projekti.

Në arsyetimin e saj, Qeveria ka theksuar se ndërtimi i qendrës materializon obligimet ndërkombëtare të Kosovës që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *