Familja Rahimi po përjeton momente të rënda pas zhdukjes së djalit të tyre 5-vjeçar, Tian Rahimi, në lumin Reuss në Zvicër.
bazuar në njoftimit të familjes, ngjarja ka ndodhur të shtunën në zonën e Mühlaut, në kantonin Aargau, pas një aksidenti me varkë. Që nga ai moment, vogëlushi nuk është gjetur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë edhe në ditën e tretë.
Ekipet zyrtare të emergjencës dhe shpëtimit janë angazhuar intensivisht në kërkimin e fëmijës, ndërsa familjarët kanë bërë thirrje publike për ndihmë nga qytetarët dhe vullnetarët.
“Me dhembje të madhe ju njoftojmë se familja Rahimi-Hyda po përballet me një incident tepër të rëndë. Të shtunën, në Mühlau (Aargau, Zvicër), 5-vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende nuk është gjetur”, thuhet në njoftimin e familjes.
Familjarët kanë ftuar të gjithë ata që mund të ndihmojnë në kërkime ose posedojnë informacione lidhur me rastin, të kontaktojnë në numrat e publikuar nga familja.
Kërkimet për gjetjen e Tianit po vazhdojnë pa ndërprerje.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


