Lajmet e Fundit

Rama e aktivizon edhe sot “fshesën”, e shkarkon edhe një drejtor!

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gëzim Kastrati ka njoftuar përfundimin e mandatit të tij në krye të Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Kastrati ka deklaruar se ky ishte vendim i kryetarit Përparim Rama, pas formalizimit të koalicionit me partitë e tjera në Prishtinë.

Kastrati bëri të ditur se angazhimi i tij në institucionet komunale përfshiu një vit si këshilltar në kabinetin e kryetarit dhe një vit e gjysmë si drejtor, periudhë gjatë së cilës, sipas tij, u nisën projekte të rëndësishme transformuese për qytetin.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në fund të mandatit, ai falënderoi Ramën për besimin.

“Mirënjohje për kryetarin Perparim Rama për mundësinë e dhënë për të kontribuar në vizionin e tij për kryeqytetin ku edhe garuam nën ngjyrat e  LDK-së të mbështetur nga kryetari Lumir Abdixhiku dhe ekipi i kryeqytetit. Qytetarët votuan qartë, për transformimin e qytetit”, ka shkruar Kastrati, të mërkurën, më 06.05.2026.

Kastrati u shpreh se projektet e nisura kishin për qëllim përmirësimin e funksionalitetit të qytetit dhe afrimin e Prishtinës me standardet e qyteteve bashkëkohore. Ai shtoi se një pjesë e projekteve tashmë kanë përfunduar, ndërsa të tjerat pritet të realizohen në vazhdim.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *