Sipas agjendës së publikuar, në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës të seancës plenare të radhës.
Në mesin e pikave të propozuara janë tri projektligje që pritet të shqyrtohen në lexim të parë: Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, ai për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Po ashtu, në agjendë është përfshirë shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.
Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së dhe PDK-së për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në këto komisione.
Në rend dite janë edhe deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.
Policia ndalon dy persona në Zubin Potok, u…
Ferdonije Qerkezi komenton Qeverinë: Mosvet, edhe neve na kanë humb shpresat
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për…
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste
