Lajmet e Fundit

Sulmi në Zubin Potok, Zeqiri: Mbeturinat kriminale të dirigjuara nga Serbia kanë qëllim ngritjen e tensioneve

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Imri Zeqiri

Për sulmin e natës së mbrëmshme në pronën e ish-kryetarit të komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviq është deklaruar kryetari i saj, Imri Zeqiri. I njëjti tha se beson që sulmet e tilla janë të nisura nga Serbia, e të kryera nga grupet kriminale në Kosovë, që për tendencë kënë të ushtrojnë frikë ndaj serbëve të cilët e kanë pranuar realitetin në veri dhe ngritjen e tensioneve në vend.

I pari i Zubin Potokut tha se shpërthimit të mbrëmshëm i kanë paraprirë disa shpërthime të ngjashme gjatë tre muajve të fundit.

“Këto mbeturinat e grupeve kriminale marrin ndonjë instruksion edhe nga jashtë, si nga Serbia, e ku ta di unë, nga propaganda e tyre, dhe natyrisht përdorin këso lloj sulme për të mos u inkuadruar në sistemin e Republikës së Kosovës”, shtoi Zeqiri për Tëvë1.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Siç deklaroi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, edhe Zeqiri tha se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *