Showbiz

Olsi Bylyku përjeton tmerrin në avion: Goditje nga rrufeja gjatë fluturimit Tiranë-Milano

Aktori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Olsi Bylyku, ka ndarë me publikun një përjetim mjaft të frikshëm që i ka ndodhur gjatë një fluturimi të fundit. Bylyku ka treguar se avioni me të cilin po udhëtonte nga Tirana drejt Milanos është goditur nga rrufeja menjëherë pas ngritjes.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe kaos mes pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit. Përmes një postimi në platformën Instagram, Olsi ka shkruar: “Mbas 2 vitesh aktiv në fluturime, hera e parë që m’ka ndodh ky horror në fluturimin Tiranë-Milano”.

Ai shtoi se, edhe pse mund të duket e ekzagjeruar për ata që nuk e kanë përjetuar, frika ka qenë reale dhe vetëm ata që ndodheshin në avion mund ta kuptojnë intensitetin e saj. “Pasagjerët që e përjetuan sot, e kuptojnë për ça e kam fjalën”, u shpreh ai.

Me fat që incidenti nuk pati pasoja më të rënda, Olsi falënderoi Zotin për mbarëvajtjen e situatës. Megjithatë, duke ruajtur humorin pas stresit të përjetuar, ai bëri shaka duke kërkuar dikë që ta shoqërojë me makinë nga Milano në Tiranë. “God is GOOD! Kush ka rrugë me makinë nesër nga Milano në Tiranë të ma boji i DM”, shkroi ai.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *