Tensionet brenda shtëpisë duket se nuk kanë të sosur, teksa Ilir Shaqiri ka shpërthyer sërish në debat me banorët e tjerë, duke mos i lënë vend as vërejtjeve të produksionit.
Një video e re që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon momentin kur Iliri, pas debateve të fundit pranë pishinës, përdor një gjuhë të ashpër ndaj Mimoza Ahmetit dhe aleatëve të saj. Ai u është referuar atyre me fjalët: “Plerat, 3 shterpa janë”.
Menjëherë pas komenteve fyese, regjia ka ndërhyrë përmes autoparlanteve, duke i tërhequr vëmendjen Ilirit me mesazhin: “Ilir, kujdes mikrofonin”. Ky paralajmërim duket se nuk ka pasur efektin e dëshiruar.
Përkundrazi, Iliri, i dukshëm i nervozuar, është kthyer drejt kamerave dhe ka përsëritur ofendimin, duke thënë: “3 shterpa, e them tamam! Doni ta dëgjoni prapë? 3 shterpa!”.
Ky veprim ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kërkojnë masa më të rrepta disiplinore. Ata theksojnë se Iliri jo vetëm që ka përdorur fjalor fyes, por ka sfiduar hapur edhe urdhrat e drejtpërdrejtë të produksionit, duke tejkaluar çdo limit.


