Lajmet e Fundit

Dardan Berisha zyrtarisht lojtar i lirë, regjistrohet nga Peja

Dardan Berisha pritet të paraqitet shumë shpejtë dhe para afatit kalimtar për Pejën.

Skuadra e Pejës ka paraqitur një kërkesë në FBK për regjistrimin e Berishës, si lojtar i lirë jashtë afatit kalimtar dhe po të njëjtën, komisioni i Garave pas shqyrtimit e ka miratuar konform rregullores për regjistrim dhe kalim të FBK-së për sezonin 2024/25.

Në bazë të këtij vendimi, Berisha shumë shpejtë pritet të paraqitet me ekipin e Pejës, ndoshta edhe në derbin e xhiros së vikendit me Trepçën.

Gjatë verës Dardani nuk ishte paraqitur për regjistrim nga asnjë ekip, derisa disa ditë pas nisjes së stinorit të ri kishte arritur marrëveshje me Pejën./PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *