E diel, 31 Maj 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Ky është formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Çekisë

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen miqësore kundër Çekisë.

Në portë ka vendosur për Arijanet Muriqin, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga kapiteni Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari e Dion Gallapeni.

Në mesfushë do të paraqiten Leon Avdullahu, Veldin Hoxha e Elvis Rexhbeçaj, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

Ndeshja miqësore ndërmjet Çekisë dhe Kosovës luhet sot nga ora 16:00 në Pragë.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *