Rasti i fundit ka goditur ambientet e kompanisë Coolworld, e cila mirëmban dhe kontrollon kontejnerët frigoriferikë dhe ngrirësit e Fondacionit Francez të Gjakut (EFS), ku ruhen rezervat e gjakut dhe plazmës, raproton lajmi.net
Sipas raportimeve në mediat franceze, hakerët kanë ndërhyrë në sistemet e kontrollit të temperaturës, duke bërë që njësitë e ruajtjes të arrinin deri në 110 gradë Celsius, ndonëse normalisht mbahen në temperaturë prej minus 30 gradë.
Megjithatë, ndërhyrja është identifikuar me kohë nga një teknik në detyrë, ndërsa Ministria Franceze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndikim në shërbimet shëndetësore, zinxhirin e transfuzionit apo te pacientët.
Lidhur me këto sulme, deputeti i LDK-së dhe njohësi i sigurisë kibernetike, Ermal Sadiku, ka thënë për Lajmi.net se ndërhyrja në sisteme të tilla është e mundur pikërisht për shkak të lidhjes së pajisjeve me internetin.
“Është e mundur sepse kanë qenë të lidhura në internet. Sot shumë pajisje lidhen në internet për qasje më të lehtë dhe administrim në distancë”, ka deklaruar Sadiku.
Ai ka vlerësuar se ende nuk ka qartësi të plotë për motivet e sulmeve, por ka theksuar se metodat e përdorura mund të jenë të zakonshme, ndërsa qëllimi i ndërhyrjeve është më i veçantë.
“Ende nuk ka qartësi, por po duket se janë sulme të zakonshme me qëllim të ri”, është shprehur ai.
Sadiku ka thënë se deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke përmendur mundësinë që ato të jenë kryer si lojë apo si përpjekje për të dëmtuar ekonominë evropiane.
“Nuk ka marrë askush përgjegjësi. Mund të jetë vetëm lojë banale ose tentim për dëmtim të ekonomisë evropiane”, ka thënë ai.
I pyetur nëse Kosova mund të jetë cak i sulmeve të tilla, Sadiku ka vlerësuar se rreziku aktualisht është më i vogël, pasi vendi nuk ka ende një nivel të thellë të digjitalizimit dhe infrastrukturës së lidhur në internet. Megjithatë, ai ka paralajmëruar se kjo nuk e përjashton mundësinë e sulmeve të ngjashme.
Shtime: Nuk iu bind urdhrit të policisë, 19-vjeçari…
QPS-ja në Malishevë reagon për zyrtarin që kishte…
“Besoj që i plotësoj kushtet” – Arben Gashi…
Rasti i Arlindës, Rrahmani: Ka kaluar koha e…
