Showbiz

Blerando dhe Albulena Krasniqi, Dalja e Parë Publike Si Çift Pas Lidhjes Sekrete

Këngëtari i njohur Blerando dhe bashkëshortja e tij, Albulena Krasniqi, kanë bërë debutimin e tyre publik si çift zyrtar. Ky paraqitje vjen vetëm pak ditë pasi u zbulua dhe u konfirmua nga vetë ata martesa e tyre sekrete.

Çifti u shfaq së bashku mbrëmë në festën e organizuar për 28-vjetorin e RTV 21, ku menjëherë tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve. Dukeshin mjaft elegantë dhe të harmonizuar, duke shkëlqyer pranë njëri-tjetrit.

Albulena kishte zgjedhur një fustan të bukur të verdhë me motive lulesh, ndërsa Blerando mbeti besnik i stilit të tij minimalist, duke veshur një xhaketë të zezë mbi një bluzë të bardhë. Momenti më i veçantë u kap në fotografi, ku çifti shihet duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit, të buzëqeshur dhe të përqendruar vetëm te dashuria e tyre, duke injoruar totalisht kamerat dhe ambientin përreth.

Ky moment shënon fillimin zyrtar të jetës së tyre publike si bashkëshortë, dhe duket se ky kapitull i ri ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Blerandon dhe Albulenën.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *