E premte, 6 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

autoritetet doganorë në Pikën Kufitare në Bërnjak kanë zbuluar mjete monetare të padeklaruara, me vlerë prej 30 mijë euro

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

autoritetet doganorë në Pikën Kufitare në Bërnjak kanë zbuluar mjete monetare të padeklaruara, me vlerë prej 30 mijë euro.

bazuar në njoftimit zyrtar, autoritetet e Policisë së Kosovës, kanë selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga shtetas të huaj, ku gjatë intervistimit fillestar personat e ndaluar janë pyetur nëse posedonin mallra apo mjete monetare për deklarim, me ç’rast kanë deklaruar se nuk kishin asgjë për të deklaruar.

Pas kësaj, bëhet e ditur se është kryer një kontroll i detajuar i automjetit, përfshirë hapësirën e brendshme, bagazhin dhe një çantë personale krahu që përdorej për ruajtjen e dokumenteve, mjeteve monetare dhe sendeve të tjera personale, ku janë hasur mjetet monetare të padeklaruara, transmeton Klankosova.tv.

Pas numërimit dhe verifikimit, është konstatuar se shuma totale e mjeteve monetare tejkalonte kufirin ligjor prej 10,000 euro, i cili obligon deklarimin pranë autoriteteve doganore.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në çantën personale janë gjetur mjete monetare në dy valuta:

-25,515 euro;

-565,060 dinarë serbë me vlerë të përafërt prej 4,813 euro.

Vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara ka shkuar në 30,328 euro.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *