Lajmet e Fundit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë pranon donacion prej 30 shtretër për pacientë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar si donacion 30 shtretër për pacientët, një ndihmë e rëndësishme që do të përmirësojë kushtet e trajtimit.

Këtë lajm spitali e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar donatorët për kontributin e tyre.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur mirënjohje të thellë dhe vlerësim të madh për këtë akt bujarie, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së ofruar.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani
spitali i pejes pranon donacion 1152x1536 1 768x1024

“Falënderojmë nga zemra Don Lorenc Sopin, z. Daniel Thomas dhe Shtetin Zviceran për këtë donacion të vyer, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për pacientët tanë dhe në krijimin e një mjedisi më të mirë shëndetësor për të gjithë”, kanë shkruar ata transmeton PrishtinaPost.

Donacioni erdhi si rezultat i iniciativës së famullitarit të Kishës Katolike ‘Shën Katarina’ në Pejë, Don Lorenci Sopii, i cili pas një bisede me Drejtorin Ekzekutiv të spitalit, Fazli Shala, siguroi mbështetjen e Daniel Thomas dhe Shtetit Zviceran./PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *