Në një postim të shoqëruar me video nga fjalimi i tij në Samitin e IPAC-ut në Hagë, ku mori pjesë si anëtar i Aleancës Ndërparlamentare për Kinën, Hoxhaj ka theksuar se angazhimi kinez në ekonomi, ushtri dhe teknologji pasqyron ambiciet gjeopolitike të Pekinit në rajon.
“Kosova dhe Ballkani nuk mund të mbeten pafundësisht në paradhomën e Evropës!”, ka shkruar Hoxhaj.
Sipas tij, shpresa se rritja e ndikimit kinez dhe, mbi të gjitha, lufta e Rusisë në Ukrainë do ta zgjonin Evropën gjeopolitikisht, ende nuk është përmbushur. Ai ka vlerësuar se, në vend të një procesi zgjerimi që do t’i jepte Evropës një shtysë të re, rajoni është përballur me status quo dhe stagnim.
Hoxhaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, së bashku me integrimin euroatlantik të vendeve të tjera të Ballkanit, është përgjigjja më e mirë ndaj depërtimit të ndikimit kinez përmes rajonit në Evropë.
Ai ka kërkuar që zgjerimi të trajtohet si projekt gjeopolitik, i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë dhe të ardhmen e vetë Evropës.
Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë…
Bajrami: Jam intervistuar si dëshmitare për deklaratat e…
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Xhavit Haliti: Më dhimbsen fëmijët e katërshes së…
