Politikë

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Nga · 5 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Por, çfarë konkretisht mund të ndryshojë në politikën e Uashingtonit ndaj Kosovës tani që demokratët fituan kontrollin e të dyja dhomave – Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve?

Ekspertë amerikanë thonë se kjo përbërje e re mund të sjellë një angazhim më të madh të Kongresit në Ballkanin Perëndimor, por insistojnë se pritshmëritë nuk duhet të jenë shumë të larta.

Robin Brooks, ish-drejtoreshë për Evropën Qendrore dhe Ballkanin në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, thotë se edhe pse Kosova nuk është në fokusin e përditshëm të shumicës së ligjvënësve amerikanë, ajo mbetet aleate e rëndësishme e Uashingtonit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sipas saj, Kongresi i ri, që nis punën në janar të vitit të ardhshëm, fillimisht do të përqendrohet në çështjet e brendshme, si çmimet e larta, kostoja e barnave dhe karburanteve. Por, vendimet e administratës në politikën e jashtme mund të bëhen gjithashtu objekt shqyrtimi.

Ajo shpjegon se Kongresi do të mund ta mbajë administratën përgjegjëse nëse veprimet e saj bien ndesh me “ligjet, vlerat dhe normat amerikane”. Kjo, thotë Brooks, mund ta përfshijë edhe mënyrën se si Uashingtoni u kërkon vendeve të tjera, si Kosovës, për bashkëpunim në çështje si dëbimi i personave nga SHBA-ja.

Edhe pse politika e jashtme mund të zërë pak vend në agjendën e Kongresit, ai mund të ndikojë më drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Si mund të ndikojë ndryshimi në Kongres në raportet Kosovë-Serbi?

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins, pret që Kongresi i kontrolluar nga demokratët do të ushtrojë më shumë presion për shqyrtimin e politikës së administratës Trump ndaj Serbisë.

Sipas Josephit, zhvillimet politike në Serbi mund ta shtojnë këtë vëmendje dhe ta shtyjnë Uashingtonin të kërkojë një angazhim më të madh për stabilizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në Serbi, fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit i dha fund 14 vjetëve të qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiçit.

Për të përfituar nga këto rrethana, Joseph i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ta ndryshojë qasjen ndaj komunitetit serb në vend.

“Kurti ka një mundësi të rrallë për të marrë iniciativën dhe për të propozuar politika të reja që do të përmirësonin marrëdhëniet si me serbët e Kosovës, ashtu edhe me Serbinë. Nga ana tjetër, nëse vazhdon me qasjen aktuale, Kosova do të përballet me presion dhe kritika më të mëdha”, thotë Joseph për REL-in.

Ndër vite, Kurti është kritikuar vazhdimisht nga SHBA-ja dhe BE-ja për “veprime të njëanshme” në veri, të marra pa koordinim me aleatët perëndimorë, të cilat, sipas tyre, kanë rritur tensionet dhe pasigurinë te serbët e Kosovës.

Edhe Daniel Fried, ish-ambasador amerikan dhe ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sheh në njëfarë mase mundësi për “diplomaci më kreative” në rajon, pas ndryshimit të pushtetit në Serbi dhe humbjes së kontrollit republikan në Kongresin amerikan.

“Nuk do të prisja një nismë të madhe së shpejti”, thotë ai për REL-in, duke shtuar se, megjithatë, mund të ketë bashkëpunim më të ngushtë të SHBA-së me Evropën për ta orientuar Serbinë drejt integrimit evropian.

Sipas tij, Kosova mund të përpiqet të mos shihet vetëm përmes mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe të forcojë marrëdhëniet e veta me Uashingtonin, por për këtë kërkohet iniciativë nga vetë Kosova.

“Kosova duhet të mbështetet edhe më shumë te parimet e saj themeluese: demokracia, sundimi i ligjit dhe flamuri i saj (i mrekullueshëm), që e përfaqëson Kosovën si shtet për të gjithë ata që jetojnë në të”, thotë Fried.

Brooks, ndërkaq, argumenton se Kosova nuk duhet ta lidhë politikën e saj të jashtme vetëm me administratën aktuale amerikane.

“Përpjekja për t’i bërë qejfin administratës Trump ishte gabim që nga fillimi”, thotë ajo.

Sipas Brooks, kjo qasje e ka futur Kosovën në iniciativa që nuk i kanë sjellë domosdoshmërisht përfitime afatgjata, si Bordi i Paqes.

“Kosova duhet të kërkojë të ardhmen e saj evropiane dhe të angazhohet me të dyja partitë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat”, thotë ajo.

Një prej çështjeve ku ligjvënësit amerikanë mund të ndihmojnë, sipas saj, është bindja e pesë vendeve të Bashkimit Evropian – Spanja, Greqia, Rumania, Qipro, Sllovakia – që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë.

Xhavit Haliti: Më dhimbsen fëmijët e katërshes së…

Haliti flet për Behajdin Allaqin: Ishte shoku ynë,…

Gucati për grupin punues për ish-krerët e UÇK-së:…

Kurti e Syla vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *