Lajmet e Fundit

VV e humb betejën në PZAP, refuzohet ankesa për anulim të votave me postë dhe rinumërim në Skenderaj

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që të refuzojë si të pabazuara ankesat e Vetëvendosjes kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

PZAP ka refuzuar ankesën për anulim të votave me postë dhe atë për rinumërim të atyre në Skenderaj.

Sipas PZAP0-së, u refuzua si e pabazuar ankesa e LVV-së e paraqitur kundër KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet, ku pati kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për LDK-në dhe kandidatët e saj, gjithsej 18,933 vota dhe që këto të largoheshin nga rezultatet përfundimtare.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Gjithashtu, u refuzua ankesa për manipulim të votave ndaj PDK-së, ku LVV kishte pretenduar se në vendvotimet në Skenderaj kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, në shumicën e vendvotimeve ka marrë 94% deri 100% të votave dhe këtë e kishte quajtur të pamundur “që kandidatët për kryeministër të kenë 100% të votave në vendvotime të caktuara”.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *