E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Zhduket kasaforta me armë brenda në Viti – pronari kishte lënë derën e shtëpisë pa çelës

Rasti është raportuar mbrëmjen e 9 majit rreth orës 18:30 në Nënstacionin Policor në Pozheran.

bazuar në informatave, ankuesi A.N (42-vjeçar) ka deklaruar se posedonte me leje valide një armë zjarri të prodhuesit “Tisas”, modeli “Zig 14”, kalibër 9 mm, bashkë me dy karikatorë dhe 12 fishekë.

Burimet bëjnë të ditur se arma mbahej e fshehur në një kasafortë brenda ormari në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij në fshatin Ballancë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

bazuar në deklarimit të tij, më 7 maj kishte udhëtuar për në Pejë te disa shokë, ndërsa shtëpinë e kishte lënë bosh dhe dera hyrëse nuk kishte qenë e mbyllur me çelës.

Kur u kthye dje rreth orës 12:00, ai vuri re se mungonte e gjithë kasaforta ku mbahej arma.

Pronari ka deklaruar se nuk dyshon në ndonjë person konkret.

Me urdhër të Prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si: “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga njësia hetimore në Viti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *