Politikë

Dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e Drejtorit të Prokurimit të Policisë

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Sipas njoftimit të IPK-së, zyrtari dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe për çështje që lidhen me konfliktin e interesit në proceset e prokurimit publik, raporton lajmi.net

Dyshimet hetimore përfshijnë dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

Hetuesit janë duke shqyrtuar mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave, vendimmarrjen dhe respektimin e kritereve dhe obligimeve ligjore nga personat përgjegjës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

IPK ka bërë të ditur se rekomandimi për suspendim është bërë me qëllim të garantimit të integritetit dhe mbarëvajtjes së hetimit penal, deri në përfundimin e tij.

Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, IPK ka bërë të ditur se për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimit, në këtë fazë nuk mund të ofrojë detaje të tjera lidhur me rastin.

Dyshohet se mashtroi qytetarë norvegjezë dhe porositi pajisje…

Miftaraj: Kosova po shpenzon mbi 2 milionë euro…

Për të nëntën ditë protestohet për vrasjen e…

Zbulohen depo të fshehta me barna pa banderola…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *