Politikë

Për të nëntën ditë protestohet për vrasjen e Arlinda Zekajt, bllokohet rruga para stacionit policor në Prishtinë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Protestuesit kanë bllokuar rrugën para stacionit policor në kryeqytet, ku kanë vendosur edhe një parullë me mbishkrimin: “Gjumi s’ka me ju marrë”, transmeton lajmi.net.

Përmes kësaj proteste, qytetarët po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe drejtësi për vrasjen e 25-vjeçares, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj.

Rasti ka nxitur reagime të shumta, pasi Arlinda Zekaj, pak ditë para se të vritej, u kishte drejtuar një letër institucioneve, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo ishte paraqitur edhe në polici për të denoncuar ish-bashkëshortin për kanosje, por vrasja ndodhi pasi ishte kthyer nga Policia.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të mëdha publike dhe ka vënë në pikëpyetje reagimin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Si pasojë e zhvillimeve pas rastit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje, ndërsa disa prokurorë dhe zyrtarë policorë janë suspenduar.

Ndërkohë, për të shtunën është paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare në Prishtinë, e cila pritet të nisë në orën 12:00, nga Katedralja “Nënë Tereza”.

Protesta synon të mbledhë qytetarë nga mbarë Kosova, për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave./lajmi.net/

Zbulohen depo të fshehta me barna pa banderola…

​Të shtunën protestë kombëtare, paralajmërohet bllokimi i të…

Dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata, IPK kërkon…

Të shtunën bllokohet një segment i Rrugës B…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *