RTV Klan, përmes arkivave të tyre, ka sjellë në vëmendje të publikut një moment të rrallë nga viti 2001, duke rikthyer në kujtesë këngëtaren e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj.
Videoja e publikuar tregon Gjyste Vulajn gjatë një performancë në eventin muzikor “Maratona e Këngës” të asaj kohe. Ndërsa ajo si gjithmonë ka shkëlqyer me prezencën skenike, vërehet stili i saj unik dhe guximtar për periudhën, duke dëshmuar se Vulaj ka qenë gjithmonë e veçantë në zgjedhjet e saj artistike dhe stilistikore.
Këto pamje kanë nxitur menjëherë ndjenjat e nostalgjisë te adhuruesit e muzikës shqiptare. Gjyste Vulaj njihet jo vetëm për hitet e saj energjike, por edhe për paraqitjet skenike origjinale dhe elegancën, duke u konsideruar si një nga figurat më ikonike dhe origjinale të skenës shqiptare.


