Politikë

Anulohet tenderi “ekstrem emergjent” për blerjen e gomave dimërore për policinë

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

E në rast, që ata nuk janë të pajisur mund të marrin gjobë nga Policia e Kosovës.

Por ani pse ky institucion është i thirrur për të bërë një gjë të tillë, vetë nuk është pajisur me goma dimërore.

Në thirrjen e prokurimit publik, tenderi është emërtuar si furnizim, montim me goma dimërore për automjetet e PK-Ekstrem emergjent, megjithatë tenderi u anulua.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

I vetmi arsyetimi është se një dispozitë e Ligjit për Prokurimin Publik, ka kërkuar anulimin e aktivitetit të prokurimit.

Tëvë 1 ka kërkuar një sqarim nga Policia e Kosovës në lidhje me pajisjen me goma dimërore por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

Sipas ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqit, mungesa e këtyre pajisjeve, vështirëson punën e zyrtarëve policorë.

“Nëse ata nuk kanë pajisje, goma dimërore më siguri edhe jeta e tyre është në rrezik sepse dihet se veturat e policisë në situata të caktuar janë emergjente dhe duhet me tejkaluar shpejtësinë për me mbërri në një vendngjarje apo me kap ndonjë person që nuk ndalet në kërkesë të zyrtarëve”, ka thënë Maliqi.

E për shkak të procedurave strikte të tenderimit, ai thotë se përgaditjet duhet të nisin shumë më herët.

“Një prej problemeve që i shkakton edhe këto vonesa dhe që anulohen tenderët janë edhe procedurat mjaftë strikte të tenderimit. Nëse një prej ofertueseve ankohet e shtynë tash procesin në përfundimit të tenderit dhe fituesit dhe për një periudhë tjetër e deri sa ajo të ndodhë, ndoshta kalon edhe sezoni dimërore”, u shpreh tutje Maliqi.

Edhe sipas ekspertit të komunikacioni, mospaisija me goma dimërore paraqet rrezik në trafik për vet policët.

“Natyrisht që mos-pajisja me goma, paraqet në nivel të lartë të rrezikshmërisë tek automjetet, sidomos tek ato zyrtarët që janë në shërbim të palës së tretë, dhe këtu është ajo se për fat te keq që gjatë intervenimeve ka mundësi që me ardhë deri tek aksidentet”, ka thënë Dedaj.

Policia e Kosovës në fund të muajit tetor kishte ritenderuar për furnizim, montim me goma verore, ku për këtë kanë paraparë të shpenzojnë 400 mijë euro./teve1

Ushtarët hungarezë dhe zviceranë të KFOR-it stërviten me…

Arlinda në BBVK5: Askush nuk mund të ma…

Fruthi në rritje në Kosovë, 269 raste të konfirmuara deri më 1 nëntor

Kane: Mungesat u japin mundësi lojtarëve të tjerë të dëshmojnë veten

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *