E martë, 3 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Remi: S’kam hequr dorë nga bashkëpunimi me VV-në, me strategji shtetërore do ta rrëzojmë vendimin e keq të Speciales ✦ Hoxhaj, në Konferencën e Sigurisë në Berlin: BE-ja duhet të ketë rol më të fuqishëm në Ballkan, edhe në siguri ✦ “A mund të shkojë në 2 euro?” – Nafta në Kosovë arrin deri në 1.92 euro për litër, Istogu tregon arsyet e shtrenjtimit ✦ Google aktivizon kontrollin e inteligjencës artificiale në shkolla ✦ Rreziku i publikut të adresave të emailit: Çfarë duhet të dini ✦ Zbulimi i ri: Inteligjenca artificiale monitoron bletët pa i dëmtuar ato ✦ Vedati dhe Roela: A do të shohim një rikthim në Big Brother VIP? ✦ Anjeza në rrezik: Votat e publikut e mbajnë në nominim deri në fund
Lajmet e Fundit

Zbulohet ambulancë ilegale brenda një objekti të braktisur në Obiliq, intervistohen dy persona

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Rasti u zbulua gjatë pastrimit të ish-objektit të Shkollës së Mesme Teknike në rrugën “30 Marsi”, ku autoritetet komunalë hasën në një hapësirë të improvizuar si ambulancë.

Burimet bëjnë të ditur se në objekt janë gjetur medikamente të ndryshme, evidenca të pacientëve dhe dokumentacion që dyshohet se lidhet me ofrimin e shërbimeve mjekësore pa autorizim institucional.

Gjatë ekzaminimit nga inspektorët farmaceutikë dhe shëndetësorë, është konstatuar se aktiviteti zhvillohej pa licencë të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një pjesë e medikamenteve të gjetura rezultonin me afat të skaduar.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka siguruar prezencën e S.R., dhe A.S., të cilët janë intervistuar lidhur me dyshimet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

Me urdhër të inspektoratit kompetent, objekti është vulosur dhe është ndaluar ushtrimi i mëtejmë i aktivitetit.

Prokuroria ka iniciuar hetime për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore” dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *