Politikë

“A mund të shkojë në 2 euro?” – Nafta në Kosovë arrin deri në 1.92 euro për litër, Istogu tregon arsyet e shtrenjtimit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Zekim Istogu, ka thënë për Lajmi.net se arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve është shtrenjtimi i derivateve në tregjet ndërkombëtare.

Sipas tij, Kosova është tërësisht e varur nga importi i derivateve, prandaj çdo lëvizje e çmimeve në bursat ndërkombëtare reflektohet drejtpërdrejt në koston e furnizimit në tregun vendor.

“Arsyeja kryesore është rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Kosova është 100% e varur nga importi i derivateve, prandaj çdo lëvizje në bursat ndërkombëtare reflektohet drejtpërdrejt në koston e furnizimit në tregun vendor”, tha ai.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Istogu ka bërë të ditur se aktualisht ka një rënie të lehtë të çmimeve krahasuar me javën e kaluar.

Ai ka theksuar se, përveç çmimeve ndërkombëtare, në çmimin përfundimtar ndikojnë edhe detyrimet fiskale, veçanërisht TVSH-ja, e cila llogaritet mbi vlerën e mallit.

“Aktualisht, çmimi i naftës sillet nga 1.90 deri në 1.92 euro/litër, ndërsa benzina nga 1.55 deri në 1.57 euro/litër. Ka nje renje te lehte krahasuar me javen qe shkoj”, shtoi ai.

Duke folur për mënyrën se si ndryshimet në bursat ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor, Istogu ka thënë se këtë vit janë shënuar luhatje të mëdha të çmimeve, madje edhe brenda së njëjtës ditë.

Sipas tij, si rritjet, ashtu edhe uljet e çmimeve reflektohen gradualisht në tregun e Kosovës, varësisht nga kostoja reale e furnizimit.

“Këtë vit kemi pasur luhatje të mëdha të çmimeve edhe brenda ditës. Në tregun vendor, si rritjet ashtu edhe uljet reflektohen gradualisht, në varësi të kostos reale të furnizimit”, tha ai

Ndërkaq, sa i përket mundësisë së rritjes së mëtejme të çmimit të naftës, Istogu ka vlerësuar se kjo do të varet kryesisht nga zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i tyre në tregjet ndërkombëtare.

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë…

Remi: S’kam hequr dorë nga bashkëpunimi me VV-në,…

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo,…

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *