E martë, 28 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Tabela me emrin e Zoran Gjingjiqit, e cila u vendos dje në Mitrovicën e Veriut pranë tabelës me emrin Isa Boletini, është larguar sot në mëngjes nga vendi ku ishte vendosur, afër rreth rrotullimit në hyrje të qytetit.

Tabelat me emrat e rinj të rrugëve, bazuar në Isa Boletinit dhe Zoran Gjingjiqit, u vendosën dje nga ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila deklaroi se emërtimet e reja janë zgjedhur në bashkëpunim me administratën e mëparshme në Mitrovicën e Veriut.

Për këtë veprim reagoi Komuna e Mitrovicës së Veriut, duke theksuar se “vendosja e tabelave me emrat e rinj të rrugëve nuk ishte pararaportimëruar dhe as koordinuar me përfaqësuesit ligjorë dhe legjitimë të komunës, dhe se ky veprim ishte ndërmarrë për qëllime të fushatës së Lëvizja Vetëvendosje”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, i mbuloi tabelat me pëlhurë, duke deklaruar se vendimi për emërtimin e rrugëve është i paligjshëm.

Ndërkohë, kundër vendosjes së tabelës me emrin e Zoran Gjingjiqit doli edhe Shoqata e Veteranëve të UÇK-së.

Emri i ish-kryeministrit të Serbisë u kundërshtua edhe nga qytetarë të Mitrovica e Jugut, disa prej të cilëve deklaroinë se: “Isa Boletini dhe Zoran Gjingjiqi nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin vend”.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *