Showbiz

Yll Limani dhe Rina Balaj befasojnë fansat me një duet të shumëpritur: “Sot n’18:00 unë edhe Rina e kemi një këngë për juve”

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Dy nga emrat më të popullarizuar të muzikës shqiptare, Yll Limani dhe Rina Balaj, po përgatiten të sjellin një surprizë të madhe për publikun. Pas javësh të tëra spekulimesh në rrjetet sociale, duket se thashethemet për një bashkëpunim mes tyre janë konfirmuar.

Fansat kanë qenë në pritje të këtij lajmi, duke vënë re postime të përbashkëta nga artistët, të cilët ndodheshin në të njëjtin vend, Mallorca të Spanjës. Këto pamje nxitën më tej diskutimet për një projekt të përbashkët.

Në një njoftim të përbashkët përmes Instagramit, Ylli Limani dhe Rina Balaj konfirmuan se surpriza do të publikohet sot. Limani, me entuziazëm, zbuloi datën dhe orën: “Sot n’18:00 unë edhe Rina e kemi një këngë për juve”.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ky njoftim ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta dhe një numërim të shpejtë mbrapsht nga fansat, të cilët mezi presin të dëgjojnë këtë duet që pritet të jetë një ndër hitet e verës. Pyetja që mbetet është se çfarë do të sjellë ky bashkëpunim mes dy yjeve të muzikës popullore shqiptare.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *